Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Prishtinë | 18 Sht 2023 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, 150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Por në këtë muaj nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 289 kurorëzime. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në muajin korrik 2023 janë regjistruar gjithsej 1 289 kurorëzime , brenda dhe jashtë Kosovës. Kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në njoftimin e Agjencës së Statistikave të Kosovës.

Të ngjashme