Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë është regjistruar një rast i ri i infektimit me koronavirus, ndërsa janë regjistruar gjashtë raste të shërmit.
Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Krizave në veri të Mitrovicës.
Që nga fillimi i pandemisë në këto zona, 5,160 njerëz janë testuar, nga të cilët prania e virusit korona është konfirmuar në 997 njerëz.
Aktualisht, 56 raste janë aktive, kurse deri më tani 904 njerëz janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 38 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus.