Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 3513 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 3 raste të reja, 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
“Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me Covid-19. Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.