Vetëplagoset 21-vjeçari në Kaçanik, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një 21 -vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatën e së mërkurës.

Rasti ka ndodhur në Kaçanik, në rrugën “Mejdi Dalloshi”.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.B, u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me rastin hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme