Veteranët e pakënaqur, protestë masive nesër në Prishtinë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 11:36 | Nga

Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të irrituar me listat me numër të madh të veteranëve.

Për këtë arsye, nesër do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 11:00, shkruan Indeksonline.

Kjo është ftesa e tyre:

“Ftojmë veteranët e vërtetë të protestojnë!

Më 10 .04 .2018 ora 11.00 që në Sheshin Skënderbeu të mblidhemi për të marrë vendime të duhura.

Duke i parë manipulimet dhe përfitimet me listat e veteranëve si dhe manipulimet me invalidët  që janë duke i bërë sot,  ftojmë të gjithë veteranët , invalidët si dhe të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi që të na bashkohen në protestë për t’i drejtuar kërkesat tona:

1  Pastrimin e listave të veteranëve

2  Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre që si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme

3 Shkarkimi i komisonit invalidor i tanishëm i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidetit… të gjitha këto të këqija që po ju ndodhin tash e sa vite veteranëve krejt është faji i shoqatave dhe njerëzve të korruptuem brenda tyre…..

Qonu burra ngritne zanin…”, thuhet në thirrjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme