Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) nuk është e vetmja që po heton rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Janë disa raste të fryrjes së listave të veteranëve që janë shpërndarë në disa prokurori themelore të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përveç nga Prokuroria Speciale po hetohen edhe nga disa prokurori themelore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, i cili ka shtuar se përgjegjësia penale për mashtrimet me listat e veteranëve do të bjerë mbi të gjithë ata që janë përfshirë në këto mashtrime, duke nisur nga anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve e deri te veteranët e rrejshëm.