Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i ka quajtur absurde dhe të motivuara politikisht dënimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjykatat ndërkombëtare janë duke tentuar që luftën e drejtë dhe të lavdishme të UÇK-së ta barazojnë me krimet serbe të kryera në Kosovë.
Sipas Gucatit, dikush po dëshiron ta destabilizojë shtetin e Kosovës dhe ta çojë në humnerë.
Ai ka thënë se ka rrezik që ish-pjesëtarët e UÇK-së të gjykohen për krime lufte edhe nga Gjykata Speciale.