Shoqata e veteranëve të UCK’së, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit për takimet me Serbinë, duke thënë se janë të zhgënjyera me paraqitjen e tij në Bruksel.
Kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati tha përmes një shkrimi në Facebook se takimi i Hotit me presidentin serb, Aleksandër Vuciq ishte shaka e një ofendim që iu bë kreut të qeverisë.
”Në këtë takim presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç e nënçmon Hotin, njëkohësisht edhe Kosovën. Në takimin e Brukselit niveli i takimit u minimizuara nga nivelet e larta të bisedimeve mesh dy shteteve në nivel teknik, ashtu siç ishte në fazën fillestare, dekada më parë. Madje u fshehën prezantimet rreth nivelit të bisedimeve se çka u bisedua në kët takim, që i bije se këto biseda kanë qenë kot fare, madje as pa bujë mediatike. Kjo ndodhi për shkak se kryeministri Hoti mbeti në korridoret e Brukselit dhe para syve të tij ishte vendosur pllakata-libri Kosova dhe Metohia. Shoqatat e dala nga lufta e UCK-së, pos që janë të zhgënjyera me paraqitjen e kryeministri Hoti në takimin e Brukselit, janë të zhgënjyera edhe me rolin e Brukselit që kishte rol të njëanëshem dhe në favor të Serbisë. Dita ditës Brukseli po e humbë rolin e vendit ndërmjetsues sepse po e mban hapur anën e Serbisë duke e dëmtuar procesin e Pavarsisë së Kosovës. Lojrat e shpeshta të Serbisë më zjarr, e kanë djegur ate sa her qe ka luajtur më zjarr. Edhe këtë radhë Serbia do të digjet në zjarrin e vet. Shqiptarët janë mësuar për të luftuar për liri e pavarësi, prandaj nëse Serbia fillon të na cenoi prap lirinë dhe pavarsinë e fituar me gjak, me sakrifica e luftra të panumërta, do të ndeshet prap me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shumë më të fortë e më të organizuar se sa në luftën e fundit ku UCK-ja ka fituar triumfalisht mbi forcat okupuese dhe kriminale të cilat e vranë, e dogjën, e masakruan dhe shkatërruan masovikisht afërsisht 100 vjet rresht. Askush nuk e don luftën, por sa here që ka nevojë ne do të mobilizohemi”, thotë ai.