Veteranët presin për pensione, tollovi e madhe dhe mosrespektim masash

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Turmë e madhe e veteranëve të luftës në pritje të regjistrimit për marrjen e pensionit është shkaktuar në zyrat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale në Gjakovë, të hënën në mëngjes. Një nga veteranët ka publikuar në mëngjes një video në të cilën shihet rreshti i gjatë i veteranëve, e ku nuk respektohen masat ndaj COVID-19.

Sipas tij, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë afat deri më datën 15 për të marrë pensionin e luftës. Ai ka thënë se tash për regjistrim për pensione është bërë ndarja në rajone dhe kjo ka shkaktuar tollovi.

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka bërë të ditur në raportin e fundit se në vend, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës është rreth 38 mijë, me Deçanin që prin.

Të ngjashme