Vetëvendosja në kurthin e lakmisë!

Prishtinë | 28 Gus 2024 | 12:26 | Nga Shenoll Muharremi

“68% i fitojmë” .. “80% i fitojmë”.. Kështu duket lakmia. E kjo e fundit të merr në qafë. Kur kërkon shumë, rrezikon me humbas edhe atë që e ke. Këto projekcione më shumë mund të i bëjnë dëme partisë së parë sesa që i sjellin dobi. Fundja, motivi për me u oragnizu dhe me u angazhu është minimal kur mendon që ti fiton aq shumë.

E, në anën tjertë, gjithçka që rritet shpejt, bie. Nuk ka dyshim që 51% ka qenë kulmi i suksesit për LVV. Edfhe ashtu kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, vështirë të përsëritet nga ndonjë parti në dekadat e ardhshme. Nuk ishte plotësisht meritë e LVV, thujase gjysma e votuesëve ishin ata që dëshironin të ndëshktonin establishmentin e kaluar që kishin qëndruar aq gjatë në pushtet.

E kur erdhi në pushtet, edhe vet partia më e madhe ishte e befasuar me një fitore aq të thellë. Sikurse thonin ‘ne kërkuam fitore, por jo kaq të thellë’. Një fitore aq e madhe nënkuptoj përgjegjësi të mëdha. Kjo përgjegjësi në kohëra të krizës finanicare të inflacionit, pandemisë dhe presionit të asociacionit nga jashtë.. e në anën tjetër me resurse të kufizuar dhe kuadro pa eksperiencë, të konzumon kur je në pushtet.

Edhepse ndryshimi ka qenë i mirëseardhur në Kosovë, një vendim-marrje nga një parti dhe nga vetëm disa persona nuk është e shëndosh. Në anën tjetër, kur je në pushtet, ti nuk merresh shumë me organizim të partisë. Kur vjen në pushtet, nuk mund të i kënaqësh të gjithë aktivistët, më shumë idhnohen e ikin sesa që janë të kënaqur.

Tash kur LVV po kërkon edhe më shumë pushtet, kjo nuk është e arsyeshme e as racionale. Quhet lakmi. E puna është që LVV nga 14 shkurti vetëmse do të tkurret. Nuk ka më hapësirë për më shumë rritje, e në anën tjetër konkurrenca është forcuar dhe sadopak reformuar. Të gjitha indikatorët sinjalizojnë që LVV do të ulet e bie. E sa do të jetë vlera e ardhshme, vështirë të dihet me saktësi.

Disa mund të mos besojnë për momentin, por LVV mund lehtësisht të bie nën 40%. E në rastet tjera, në të ardhmën, mund të bie edhe 25% e në raste më ekstreme edhe në 12.5%. Kjo është shumë normale. Asnjë parti në botë nuk rri lartë as gjatë. Pushteti të lodhë dhe konzumon.

Kështuqë, ndoshta puna kryesore e LVV pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është të fokusohet në vehtën e saj, në organizim të partisë, që të menaxhoj uljen dhe mos të lejoj rënie të vazhdueshme. Partia ka nevojë për shumë reforma brenda, sidomos në ngritje të kuadrove dhe ri-konsiderim të pozicioneve dhe politikave publike karshi nevojave të Kosovës.

Sic dihet, në nivel lokal, LVV nuk pati suksese sikur në qendër. Andaj, zhvillimi i kuardrove të reja kërkon kohë dhe punë. Rrjedhimisht, nëse LVV nuk koncentrohet në punët e saja të brendshme, sidomos që partia mos të mvaret nga 2-3 persona, rënia e saj në 25 dhe 12.5% do të jetë e pashmangshme në të ardhmën.

Deri më tani, partia ka funksionuar kryesisht me një emër, Albin Kurti, por kjo as nuk është e mirë e as e qëndrueshme. Kjo duhet të ndryshoj si parakusht që LVV të mbetet mes partive më të mëdha në të ardhmën. Por tashmë LVV ka një eksperiencë edhe me institucione publike dhe nuk fillon nga zero. E ka shumë me të kjartë për kapacitetet që partisë i nevojiten.

Qeverisjes së ardhshme, që do të pasoj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, LVV do të bashkëqeverisë me njërën nga partitë e mëdha opozitare. Rrjedhimisht nuk do te ketë barrën sikurse deri më tani. Kjo nënkupton që lidershipi dhe kryesia e partisë mund dhe duhet të alokoj më shumë kohë dhe përkushtim për të zhvilluar nga brenda partinë që LVV të largohet nga ekstremitete dhe të afrohet kah qendra. Të transformohet në një parti normale politike.

Të ngjashme