Vetëvendosje: Ahmeti zaptoi komunën bashkë me PDK-në

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 12:54 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në lidhje me zhvillimet në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Leonora Bajraktari, shefe e asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, tha se udhëheqja e komunës solli të miratohet një rend i ditës raportin financiar të gjashtë mujorit të fundit dhe bartjen e mjeteve te vitit 2017 në vitin 2018.

Por, sipas saj , Komuna e Prishtinës i ka kaluar te gjitha afatet  për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, sikurse obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Madje, drafti i kësaj kornize nuk është hedhur fare në diskutim publik.

Bajraktari tha se, sipas ligjeve në fuqi dhe Qarkores Buxhetore 2018/01 të Ministrisë së Financave, komunat janë të obliguara deri më 30 qershor të miratojnë KASH-in, i cili është një ndër dokumentet më strategjike të komunës.

Ai përmban parashikimet reale të politikave fiskale dhe financiare dhe objektivat zhvillimore për tre (3) vitet e ardhshme.

“Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan sqarim nga kryetari pse të gjitha këto vonesa nga ekzekutivi si dhe pse e kane sjell të aprovohet një rend i ditës kur nuk e prezantuan materialin e duhur para asamblistëve të Kuvendit”.

Kryetari kishte fituar një arrogancë, si kurrë më parë, e kërcënoi asamblistin e Vetëvendosje duke i thënë “mshele gojën, mshele po të thom””, tha Bajraktari.

Bajraktari deklaroi se duke u bërë bashkë me PDK-në, Shpend Ahmeti, inauguroi zaptimin e Komunës së Prishtinës dhe ky zaptim, sipas saj, bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar LVV-në.

“Andaj, edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi në mbledhjen e djeshme me Shpend Ahmetin, në mbledhjen e shtatë të Kuvendit, për ta luftuar Lëvizjen VV. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes, si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi”, deklaroi Bajraktari.

Ajo shtoi se asamblisti i LVV-së, Egzon Azemi, nuk kishte bërë ndonjë shkelje ligjore që të shkarkohet nga posti i aksionarit me votat e PSD-së dhe PDK-së. Sipas saj, ai ishte pengesë, sepse raportonte në publik shkeljet  që i bënin grupi  i PSD-së.

“Kjo tregon më së miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës”.

Asamblisti i LVV-së, Besnik Mujeci, ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë të nëpërkëmbet vullneti i qytetarëve.

“Pas asaj lufte për ta bërë Shpendin kryetar kundër PDK-së e AAK-së, sot udhëheqësit e kryeqytetit shiten vullnetin e qytetarëve dhe lidhen koalicon me djallin. Assesi nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet vullneti i qytetarëve të cilët votuan për çkapje”, theksoi Mujeci, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme