Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për punësime familjare në qendrën tregtare “Albi Mall” dhe për vazhdimin e ndërtimeve pa lejeve të dy ndërtesave në kryeqytet.
Deputeti i Vetëvendosjes dhe ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Liburn Aliu, ka thënë se shqetësimi që ka ngritur VV-ja, janë ndërtimet pa leje që po ndodhin në dy objekte, që sipas tij, në bashkëqeverisjen e dikurshme me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë qenë nën presion për luftimin e ndalimit të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në atë të rrugës “Agim Ramadani” dhe atë në rrugën “UÇK”.
Ai ka thënë se ka diçka më të madhe që fshihet prapa këtyre ndërtimeve. Sipas tij, është e pamundur që Ahmeti të mos dijë për këto ndërtime, që sipas tij po vazhdojnë të në ndërtohen pa leje.
” Atë kohë u patëm zotu që ne do ta bëjmë ndalimin e ndërtimeve pa leje, kjo ishte pikënisje e ndryshimit në Prishtinë dhe ky ndryshim lidhet pikërisht me këto dy objekte. Po arrijë të vërejë se në këto dy objekte po punohet intensivisht. Është e pamundur që Shpendi, të mos jetë i informuar. Nuk ka shanse të mos jetë i pa informuar sepse e dimë tensionin që e patëm në të kaluarën për ta ndalë ndërtimin e tyre pa leje. Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me një ndërtim pa leje por edhe me një degradim të të shkuarës në Prishtinë. Shpendi nga qeverisja po i ngjajnë Ramushit dhe cilit do kryeministër”, tha Aliu, raporton Ekonomia Online.
Ali tha se nuk ka të bëjë ky ndërtim thjeshtë me ndërtim pa leje, por prapa fshihet dicka e madhe që sipas tij do të shpërthejë shumë shpejt.
Ai është shprehur se bashkëpunimi mes Ahmetit dhe pushtetit ekziston tanimë.
Arbër Vokrri, asamblist në komunën e Prishtinës, nga radhët e VV-së, nga kjo parti, ka thënë se ndërtime pa leje po ndodhin edhe në qendrën tregtare Albi Mall, me brendet e tjera të vendosura aty së fundi, “Inditex”.
Ai ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, se ka reklamuar këtë brend për shkak se ka punësuar familjarë aty ose është vetë aksionar.
Ndërsa, ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje nga komuna për këtë.
“Ne e shpërfaqëm shqetësimin e ndërtimeve pa leje në komunë e Prishtinës, ndërtesa e Albi Mall në veterrik. Fjala ishte për pjesën më të rëndësishme të ndërtimeve që po ndodhin aty. VV, nuk e ka ndonjë problem me investitorët, ata mund ta kenë një arsyetim të nevojshëm për rimodelim, dhe nuk ka problem, por shqetësimi ynë është se kësaj radhe leja mungon. Ishte vetëm një shembull për një fenomen që po merr hov”, ka thënë ai, raporton EO.
“Ajo që morëm nga komuna është përgjigje e vagët, se dikush nga punëtorët e komunës qenka vonuar në përditësim të faqes, për më tepër, dy ditë pas asaj akuze publike shfaqet kryetari kominës duke i bërë reklamë të njëjtave bizneseve, që ishte e habitshme për ne”.