Vetëvendosje alarmon për numrin e të prekurve nga kanceri

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 12:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë e lidhur me shënimin e Ditës Botërore kundër Kancerit, raporton Ekonomia Online.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, tha se që nga pas lufta kanceri është një vrasës i heshtur.

Sipas Kollçakut, vdekshmëria si pasojë e kësaj sëmundje në Kosovë shkon deri në 70 për qind.

“Për këto 20 vitet e fundit pas luftës vrasësi më i madh i heshtur është kanceri. Mesazhi që duam ta përçojmë nga këtu është se kanceri nuk do të thotë vdekje. 30% të rasteve nga kjo sëmundje vdesin. Në Kosovë vdekshmëria shkon edhe në 70%. Ky problem e dimë që tashmë mund ta prekë secilin nga ne. Ne si shoqëri duhet ta vejmë theksin te parandalimi, tek diagnostifikimi i hershëm. Do blihet një aparaturë e nevojshme për radio terapi. Prandaj kjo është një betejë e fituar ne si deputet të LVV këtë vit do jemi të angazhuar në të gjitha fushat që të ndihmojmë pacientët e prekur nga kanceri. Në vitin e kaluar janë evidentuar 1500 raste të reja me kancer”, u shpreh Kollçaku.

Kollçaku tha se Ministria e Shëndetësisë, duhet ta marrë parasysh propozimin e onkologëve të cilët insistojmë ta përfshirjen në listën e barnave esenciale në kuadër të kësaj sëmundje. Sipas saj, qytetarët e kanë të vështirë ta përballojnë shumën e kësaj sëmundje.

“Ajo çka është e nevojshme në revidimin e listës esenciale është të përfshihen propozimet e onkologëve. Kjo sëmundje është shumë e kushtueshme dhe për secilin familjar mund të jetë një barrë shumë e madhe. Ajo çka duhet të bëjmë është ta përkrahim onkologjinë dhe propozimin e tyre për përfshirjen e listës esenciale të barnave. Nuk ka shumë kapacitete të mjaftueshme dhe duhet edhe një repart i ri i radiokimisë”, tha Kollçaku, raporton EO.

Sipas Kollçakut, kjo konferencë është një dëshmi se ne nuk do të ndalet në një betejë të tillë.

Të ngjashme