Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhet parti politike.
Sipas vendimit të KQZ-së, LVV ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bërë parti politike dhe ka obliguar këtë parti që gjashtë muaj pas këtij vendimi ta mbajë Kuvendin e parë partiak.
Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ky hap i mundëson Vetëvendosjes të bëjë koalicione me parti të tjera.
“Kundërshtarët na thanë që nuk do të mund të regjistrohemi për shkak se jemi për bashkim kombëtar. Pushteti tentoi ta ndalojë regjistrimin tonë si parti, në mënyrë që të mos kemi të drejtë për të bërë koalicione”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.