Ende pa filluar seanca deputetët e Vetëvendosjes e kanë bllokuar foltoren e Kuvendit me një pankartë ku shkruan “Drejtësi”.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se sot ky Kuvend dështoi të ngritët në nivel të detyrës, sepse nuk diskutoi për një gjë të rëndësishme, vdekjen e një studenti, një burri në burg në mbikëqyrjen e shtetit ku ai qartazi nuk kishte siguri.
Ai iu drejtua kolegëve deputetë duke iu thënë se me mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, po fshihet e vërteta.
Ymeri tha se Astrit Dehari ishte arrestuar për terrorizëm, por asnjëherë nuk paraqitën asnjë provë kredibile.