Vetëvendosje merr mbështetje nga Internacionalja Socialiste

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 14:05 | Nga

Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare 2017.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se letra mbështetëse në emër të Inernacionales Socialiste është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, Luis Ayala, drejtuar kryetarit Visar Ymeri dhe kandidatit për Kryeministër Albin Kurti.

Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia Socialiste e Spanjës, Partia Socialiste e Belgjikës, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialiste e Bullgarisë, Partia Socialiste Finlandeze, e plot parti të tjera evropiane dhe nga e gjithë bota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme