Vetëvendosje në videon e re propagandistike targeton veç LDK-në

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosë ka lansuar sot një tjetër video propagandistike kundër opozitës.

Por për dallim nga videot e tjera, kjo e fundit është me propagandë vetëm ndaj LDK’së.

“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, është titulluar video e re propagandistike e partisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Në video, LVV’ja pohon se LDK ka brenda saj gjysmën e katedrës së Fakultetit Ekonomik të UP’së, dhe sipas tyre përkundër kësaj, partia e Lumir Abdixhikut ka ofruar alternativa të dëmshme për ekonominë e vendit.

Ndryshe, LDK-ja sipas sondazheve të fundit është partia që po shënon rritjen më të madhe të mbështetjes nga qytetarët.

Të ngjashme