Lëvizja Vetëvendosje ka nënshkruar marrëveshje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Prishtinës.
Ahmeti tha se tashmë në Kuvendin komunal kanë shumicën.
“Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicën që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve. Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inauguruese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal”, shkruan Ahmeti në Facebook.