Vëtëvendosje organizon homazhe e nderime në Ditën e Flamurit

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 14:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të festave të 28 nëntorit, Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Vetëvendosje aktivitetet i ka filluar me homazhe tek kompleksi Memorial “Adem Jashari”, për të vazhduar me nderime tek shtatoret e dëshmorëve “Ismail Qemaili”, raporton Ekonomia Online.

Pas këtyre nderimeve, Vetëvendosje ka bërë edhe homazhe te varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.Për t’i vazhduar homazhet tek varret e Astrit e Arbnor Deharit.

Me këtë rast, deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca  përmendi simbolikat e kësaj feste.

“Shfrytëzojmë rastin të ua urojmë këtë festë të madhe për kombin shqiptarë, është dita e flamurit kjo ditë ka simbolika të shumta, lidhet me historinë mesjetare të shqiptarëve por edhe me historinë ma të re të luftës në Kosovë edhe me ditëlindjen e komandantit Adem Jasharit. Këto janë simbolikat e shumfishta dhe është pika që e mban lidhur popullin tonë dhe do të përkujtohet sa të ketë komb shqiptar”, tha Konjufca.

Të ngjashme