Lëvizja Vetëvendosje është duke përgatitur një listë të dëshmitarëve për të dëshmuar në rastin ndaj katër deputetëve që po gjykohen për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend.
Njëra, nga të akuzuarat, Albulena Haxhiu, ka thënë para gjykatës së në këtë listë, do të jenë emrat e Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt, njofton Klan Kosova.
Por sipas saj në cilësinë e dëshmitarëve që ata do të ftojnë bëjnë pjesë edhe anëtarët e komisionit për demarkacion, si Shpejtim Bulliqi.