Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka shkruar se si duhet adresuar krimeve të luftës.
Nëpërmjet nëntë pikave VV tregon në detaje se çfarë duhet bërë, pika e parë parasheh: “Miratimin në shqyrtim të dytë i plotësim ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale që lejon gjykimin në mungesë për krimet lufte”.
Pika e dytë kërkon krijimin e një mekanizmi të posaçëm në kuadër të Policisë, Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, duke përfshirë numrin e nevojshëm të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe stafit profesional.
Pika e tretë parasheh procedimin e projektligjit për themelimin e Institutit për hulumtimin e krimeve të luftës me mision të përcaktuar qartë, financim adekuat dhe me njerëz profesionistë dhe kompetentë, me status të përhershëm brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Më poshtë, gjashtë pikat e Vetëvendosjes: