Me dalë me humb!
E mjekët (kur ua përmend doktorin në fjalë) thonë:
Ani bëni pra qysh po ju thotë Luli që del reklamohet në televizion.
E Ti pyet: pse mjekët nuk tubohen të merren vesh mes vete “a duhet antibiotik a jo”!
Pyet çka të duash e sa të duash, anarki në të gjitha anët, askush s’të përgjigjet.
Çetnikët serbë mbajnë koncerte antishqiptare në Leposaviq – Xhelal Sveçlës nuk i dëgjohet zani.
Këta që i akuzonin komandantët e UÇK-së se po e ndajnë Kosovën, dhe i kallnin Institucionet e Kosovës (prej idhnimi), – tani po e ndërtojnë një Serbi të Re në Kosovë.
Qeveria Kurti i lejon serbët që pasi të ndërtojnë ilegalisht në Kosovë, të ndalen me pushu duke dëgjuar muzikë anti shqiptare.
Të nesërmen, qeveria Kurti ua jep rrogat pa punuar paramilitarëve serbë të Urës së Ibrit.
Në fund të muajit, ua paguan edhe rrymën, ujin dhe mbeturinat. Kam informata të sakta se serbët edhe gjatë verës i mbajnë ndezur termot 6-she gjithë ditën nëpër oborre, veç për inat, sepse ua paguan shteti i dështuar i Kosovës.
Në Institucione përndiqen zyrtarët shqiptarë, u gjejnë vegza për t’i larguar nga puna, që t’i zëvendësojnë me paramilitarët e Vetëvendosjes.
Ec e ec e mbërrin në Shqipëri.
Atje Vetëvendosja e ka gjetur terrenin të protestoj kundër Bregoviqit, sepse Bregoviqin e ka ftuar Korça…
Shih ti çfarë filozofie:
Tash që e keni marrë Kosovën në dorë – e kuptuat se armiku i Kosovës të lë “pa tekst”, siç ju la teksti i bukur i këngës së çetnikut Bora Corba;
“Shikoje shtëpinë tënde, engjëll
Dhe hiqe rrjetën prej syve
Ke për të parë skena tronditëse
Ke për të parë të përvuajtur dhe të sëmurë,
Ke për të parë pikëllimin, vdekjen dhe mjerimin”
P.S. Komandantët kanë mbijetuar gjatë në politikë, sepse vepra e tyre patriotike ka qenë e madhe, dhe se asnjë vepër “e keqe”, nuk i mbulon veprat e mira (dhe anasjelltas).
Është dashur shumë gabime, shumë propagandë kundër tyre, shumë probleme, që të largohen nga “loja”.
E, Vetëvendosja s’ka të kaluar heroike, askujt nuk ia ka shpëtuar jetën, emrat e tyre nuk lidhen me Lirinë dhe Pavarësinë (të cilën e mohonin derisa erdhën në pushtet), pra, s’ka vepra patriotike, s’ka kapital moral dhe kombëtar që ia mbulon gabimet dhe veprat e liga që po i bën.
Sidomos dyfytyrësinë nuk ua lan Ibri: ndryshe premtuan – ndryshe po veprojnë.