Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë ku një 29-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Bëhet fjalë për të riun e identifikuar si B.B., raporton Euronews Albania.
“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.