Vetëvritet një polic i Kosovës në Leposaviq

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 13:39 | Nga

Një polic i Kosovës i stacionit të policisë në Leposaviq ka bërë sot vetëvrasje.

Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por zëdhënësi i atij rajoni, Besim Hoti ka konfirmuar se zyrtari policor është gjetur i vrarë para shtëpisë së tij.

“Banorët e kanë parë dhe kanë lajmëruar. Ai ka qenë me uniformë zyrtare të policisë”, tha Hoti duke shtuar se polici dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Zyrtari policor është i komunitetit serb, konfirmon Hoti duke thënë se organet e hetuesisë tashmë janë në shqyrtim të rastit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme