Karikatura!
Qysh u nxe’ zoja, ta merr mendja u dal me shitë djathë t’Sjenicës në trotuaret e pjesës veriore të Mitrovicës dhe po shtyhet me blerësit për kualitetin e tinarit të saj!
‘Mua s’ma ndin për BE-në”!
“Mua s’ma ndin kush më dërgon mua në Gjykatën Kushtetuese”.
“Unë jam Presidente”!
“A po kupton?”
“Unë, si Presidente”!
“Presidentja jam Unë”!
Sa për mua çdo javë dërgomni në Gjykatën Kushtetuese’!
‘Unë jam këtu ajo që vendos çka është mirë e çka është keq’!
‘Unë nuk nënshkruaj letra të bardha’!
–E çfarë ngjyre po ke ti qejf me t’i pru letrat, veç zgjedhe ngjyrën, dhe dëshira jote për ngjyra është urdhër për Kosovën…!
Bash që nuk brengosesh duhet të bësh sikur po brengosesh se çfarë raporton KE-ja për Kosovën, oj grindavece, se nuk je n’çajtore t’mahallës!
BE e di se nuk bëjnë dot vetting ata që sapo e morën pushtetin të parët i punësuan kushërirat dhe tezaket e tyre në Institucione, kaq lirë kushton qeveria Kurti!
Nuk i besohet një qeverie që ia nis nepotizmit, me bismilah!
Keni punësuar me të njofshëm kushërira e jarana, e tash po doni ta privatizoni edhe Drejtësinë!
Vetingu duhet të bëhet, duke filluar nga ministrja e Drejtësisë e cila e ka sulmuar Institucionin më të lartë të vendit-Kuvendin!
Kush i ka thënë asaj që Kuvendi është ‘i keq’ dhe duhet ta sulmojë!
Duhet të sqarohet se pse ministresha e Drejtësisë e ka sulmuar Kuvendin e Kosovës!
Pse një sulmuese e Kuvendit bëhet ministre e Drejtësisë!
Çfarë Drejtësie është kjo!
Këtyre u doli duçi, kaq shpejt. Më nuk arritën t’i mashtrojnë as katundet e veta, nuk e fituan asnjë komunë, jo po e mashtrojnë BE-në.
Perendimi nuk i lejon ta redaktojnë drejtësinë, ata që në fillim i dogjën Institucionet e Kosovës për ta fituar pushtetin.
E kur e fituan pushtetin, urgjent ia nisën bashkëpunimin nëpër Institucione, me hajnat dhe me kriminelët më të mëdhenj që ekzistojnë!
P.S. Albin Kurti kujton se mjafton populli,
Vjosa Osmani kujton se mjafton Albin Kurti!
Që të dy mendojnë se janë shumë dikushi, ama veç kur i bashkojnë forcat!
Kur i bashkojnë forcat, Amerika u duket si shllaf, kurse BE-ja u duket Borrel!
Ne mendojmë se që të dy, në kohë rekorde, kanë arriur të bëhen karikatura groteske!
S’do të ishin karikatura kaq të shëmtuara, sikur të ishin të frikshëm!
Nxeje defin edhe pak, Presidente!