Vetura godet dy këmbësorë në Nagavc të Rahovecit, njëri vdes

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Një grua 56 vjeçe ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar pasi u goditën nga një veturë në Nagavc të Rahovecit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Derisa, ajo bëri të ditur se dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Sot me datë 06 mars 2026 në fshatin Nagavc-Rahovec është raportuar një aksident trafiku një veturë i ka goditur dy persona të moshës madhore. Si pasojë e aksidentit një nga viktimat rreth moshës 56 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe  ka marrë trajtim mjekësorë”, njoftoi Krasniqi

Të ngjashme