Vetura godet kombësorin në Prishtinë

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Reth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut”, tha Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme