Vetura godet motoçiklistin në Vushtrri

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, ku të përfshira kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë.

Nga ky aksident i lënduar ka mbetur vozitësi i motoçikletës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Një person është lënduar, të përfshira kanë qenë një motoçikletë dhe një veturë”, ka thënë Zahiti.

I lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme