Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30. “Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si […]
Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.
“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës”, deklaroi ajo.
Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.











