Një veturë ka goditur një këmbësor mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Këmbësori ka pësuar lëndime, e ku policia njofton se i është ofruar ndihma mjeësore.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.