Në mëngjesin e sotëm, në një lagje të qytetit të Vushtrrisë një veturë është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Qytetarë nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar Expressit një video ku shihet momenti duke u djegur vetura.
Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës ende nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë sipas dëshmitarëve nuk raportohet për të lënduar.