Vetura përplas motorin në Elbasan, në gjendje të rëndë një person

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:06 | Nga

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është përplasur nga një automjet, teksa ishte duke drejtuar një motoçikletë gjatë mbrëmjes së të hënës në Elbasan.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, ku makina me targë EL 9956 A, me drejtues 28-vjeçarin E.P. ka përplasur një motoçikletë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat 28-vjeçarin. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme