Veturat me emigrantë të paligjshëm, arrestohen 7 persona në Kukës

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Kukësit pasi janë kapur duke transportuar me makina të ndryshme emigrantë të paligjshëm në drejtim të Kosovës kundrejt fitimit. Në pranga janë vënë A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ndërkohë në lidhje me të njëjtën vepër penale po hetohet në gjendje të lirë M. Gj., 53 vjeç, banues në  fshatin Gziq, Mirditë. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjete të ndryshme, emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit., thuhet në njoftimin e policisë të Shqipërisë.

Të ngjashme