Me veturë zyrtare në motel (Foto)

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 12:38 | Nga

Një nga zyrtarët e shtetit ka shfrytëzuar veturën që paguhet me taksat e qytetarëve për të vizituar një motel në Malishevë.

Në fotografinë që ka siguruar Express shihet vetura e parkuar para motelit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:25.

Ndalesën e përdorimit të veturave zyrtare për qëllime private s’po e respektojnë zyrtarët e Qeverisë. Kështu, ka ndodhur edhe me veturën 3Z 118 15.

Keqpërdorimi i veturave zyrtare tashmë është bërë e zakonshme, zyrtarë të ndryshëm janë parë duke i përdorur veturat e shtetit për shëtitje jashtë orarit të punës.

Të ngjashme