Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle, ka prezantuar raportin final për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Peterle tha se zgjedhjet ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane, por ai ka kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.
Reforma ka theksuar ai do të forcojë edhe më shumë demokracinë në vend, por edhe do të jetë rrugë për integrim.
“Reforma zgjedhore është gurthemel drejt BE-së. Procesi zgjedhor do të përmirësojë kredibilitetin integritetit e Kosovës në BE. BE është e gatshme për të ofruar ndihmë dhe mbështetje financiare në zbatimin e rekomandimeve të misionit tonë dhe rekomandime të tjera që do ta qonin përpara procedurën e zgjedhjeve në Kosovë”.
Ai tha se duhet të bëhet pastrimi i listave nga personat e vdekur, po ashtu të krijohet një sistem i adresave për qendrat e votimit që qytetarët të votojnë në qendrën më të afërt.
Ndërsa për votimin me postë tha se duhet rishikuar mënyra e votimit dhe verifikohet procesi pasi që shkeljet dhe kopjimet janë vërejtur në mbajtjen e zgjedhjeve në Istog.
Poashtu ai tha se partitë politike duhet të rishikojnë strukturën e tyre sepse duhet përfshirje më e madhe e grave në procesin zgjedhore.
Peterle pohoi se duhet intensifikuar trajnimi i komisionarëve dhe personelit zgjedhor për të ndihmuar qytetarët të votojnë drejtë në fletëvotim pasi që numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 8%.
Peterle duke aluduar në ardhjen e presidentit slloven në Kosovë, Borut Pahor, tha se nuk ndjehet xheloz që vëmendje më e madhe po i kushtohet ardhjes së tij sesa çështjes që po diskutohej aty.
Peterle dje raportin ai ka dorëzuar Presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka.
Zgjedhjet lokale në Kosovë janë vëzhguar nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues nga subjektet politike, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.