Teksa të gjithë mendonim se Victoria Beckham është një njeri i ftohtë që “nuk ka” ndjenja, ajo na tregoi të kundërtën kur djali i saj Brooklyn, u zhvendos në New York për të ndjekur studimet e larta.
Ajo asokohe publikoi një foto duke qarë, në krah të të birit. Stilistja e njohur duket se nuk e ka marrë akoma veten, nga largimi i djalit.
Victoria ka treguar në kanalin e saj të makeup-it në Pixiwoo, se nuk ndalon dot së qari që kur djali i saj adoleshent është zhvendosur për në New York.
“Unë ende qaj, që kur Brooklyn u zhvendos në New York. Ai është 18 vjeç tashmë, dhe unë nuk ndaloj dot së qari”,-është shprehyr Victoria.