Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka shpërthyer me fyerje ndaj Real Madridit dhe gjyqtarit pasi ekipi i tij u eliminua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Kampioni gjerman barazoi 2 me 2 në Bernabeu, por pretendojnë se gjyqtari është dashur të akordojë dy penalti, në rastin e Marcelos kur preku topin me dorë dhe në rastin e Robert Lewandowskit që u pengua nga Sergio Ramos.
Vidal, i cili mungoi në këtë takim shkaku i një lëndimi, nuk është pajtuar me vendimet dhe nervozizmin e ka shprehur nëpër rrjete sociale.
Mesfushori kilian postoi një fotografi të ekipit të Realit dhe e komentoi me fjalën: “Minj”.