Videoja ku Selena Gomez i bërtet truprojës së saj bëhet virale

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Një debat i Selena Gomez me një roje sigurie po bën xhiron e mediave sociale. Këngëtarja po shkonte në vendin e saj në turneun “Renaissance” të Beyoncé në Stade de France në Paris, kur ndaloi për t’i bërtitur një roje që po i shkonte pas.

Në videon e një fansi në Twitter të shpërndarë gjatë fundjavës, Selena dukej shumë e acaruar me të.

Përdoruesit e mediave sociale kanë spekuluar se ai ishte pjesë e truprojave personale të Gomez, pasi ai u pa duke e ndjekur atë në video të shumta gjatë gjithë koncertit. Ndërsa disa pretendojnë se 30-vjeçarja ishte e zemëruar për “vonimin”, të tjerë thonë se u doli në mbrojtje fansave të saj pasi truproja u tregua “i ashpër” me ta dhe nuk i lejoi t’i afroheshin Selenës.

Gomez ishte një nga shumë yjet që ndoqi nga afër performancën e Beyoncé, dy javë pasi turneu i saj filloi më 10 maj. Natalie Portman, Kris Jenner dhe Lenny Kravitz ishin gjithashtu në koncert – si dhe fëmijët e Queen B.

Të ngjashme