Vidhen 3 lopë në Pejë

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Baran të Pejës janë vjedhur tri lopë nga një stallë.

Pronari i tyre ka deklaruar se vlera e lopëve të vjedhura është 3 mijë e 500 euro.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE/Fsh. Baran, Pejë 15.04.2023 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur gjatë natës, në stallën e tij i kanë vjedhur tre gjedhe (lopë) në vlerë rreth 3,500 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme