Vidhen 400 metra kabllo në një objekt në Gjakovë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Elion Zherka” në Gjakovë ka ndodhur një vjedhje.

Një person ka raportuar në polici se në një objekt persona të panjohur kanë vjedhur rreth 400 metra kabllo.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme