Vidhen pajisjet e xhamisë në Pejë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovë ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit të xhamisë në Pejë, shkruan Ekonomia Online.

Në objektin e xhamisë janë vjedhur disa pajisje, për të cilat policia është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme