Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sigurisë

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se arka e bamirësisë e një xhamie në Mirash të Ferizajt është vjedhur nga persona të panjohur.

Ndërsa, janë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.

Rastin ën Polici e ka raportuar ankuesi mashkull. Sipas tij vlera e dëmit të shkaktuar shkaktuar (arka dhe kamerat me pajisje) është rreth 170 euro.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Mirash, Ferizaj 12.04.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë derën e Xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e bamirësisë dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar (arka dhe kamerat me pajisje) është rreth 170 euro. Rasti duke u hetuar.

Të ngjashme