Një llap top, disa kartela bankare, para të gatshme dhe një veturë e tipit BMW, janë vjedhur nga persona të panjohur në një shtëpi private në Prishtinë.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku një ankues mashkull ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, ku kanë vjedhur gjësendet e lartpërmendura.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.