Vihet gurthemeli i objektit të zjarrfikësve në Podujevë

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 15:45 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, në ceremoninë e sotme të vënies së gurthemelit për ndërtimin e  objektit të zjarr-fikjes dhe shpëtimit, tha se MPB-ja po punon për përmirësimin e infrastrukturës për nevojat e njësive të  zjarr fikjes dhe  shpëtimit në tërë Kosovën.

“Kjo bëhet në vazhdën e punëve   për ta përsosur edhe më tej këtë fushë dhe për t’i standardizuar shërbimet e zjarr-fikjes   dhe shpëtimit.

Ky objekt që po fillojmë sot ta ndërtojmë do të plotësojë nevojat e njësisë së zjarr fikjes dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës. Në një të ardhme të afërt ky objekt mund të zgjerohet sipas nevojave të njësisë përkatëse të SHZSH të kësaj komune”– tha Hyseni.

Ai gjithashtu falënderoi kryetarin  Agim Veliu për pjesëmarrje në këtë akt solemn dhe për angazhimin e shërbimeve komunale për krijimin e kushteve për ndërtimin e këtij objekti, i cili do të ndërtohet brenda afatit kontraktues.

Ndërsa kryetari i kësaj komune Veliu, falënderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë  investim të MPB-ës, si  njërin  ndër projektet më të rëndësishme për Podujevën sepse njësia e zjarr-fikjes  dhe shpëtimit në këtë qytet ka punuar në kushte mjaft të vështira. Ky objekt i ka 900 m2 dhe do të kushtojë 213.000 E.

gurthemeli podujev

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme