Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar një platformë të re për ta diskutuar në takimin që do të mbahet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesen Federica Mogherini.
Këtë propozim e kanë quajtur “Dokument kornizë mbi dialogun Kosovë – Serbi”, raporton Koha Ditore.
Ky propozim përfshinë 6 pika, duke nisur nga parimet e negocimit me Serbinë, përbërjen dhe strukturën e ekipit negociator, pritjet e Kosovës nga pala ndërmjetëse ndërkombëtare, orarin dhe afatin kohor të bisedimeve, synimet dhe objektivat e Kosovës në dialog si dhe vijat e kuqe.
Te Vijat e kuqe, sipas këtij propozimi nga PDK-ja, thuhet se Kosova nuk negocion mbi shtetësinë e saj, sovranitetin e integritetin. Tutje përmenden edhe disa vija tjera të kuqe, ato çka Kosova nuk i pranon…