Britania ka vendosur sanksione ndaj pesë bankave dhe tre personave, njoftoi kryeministri britanik Boris Johnson. Ai shtoi se kjo është vetëm pakoja e parë e sanksioneve dhe se ato do të zgjerohen nëse situata përshkallëzohet.
Ky vendim është marrë pas mbledhjes urgjente të parlamentit britanik në lidhje me situatën e krijuar në Rusi pasi kjo e fundit ka vendosur që të njohë pavarësinë e dy rajoneve të okupuara në Ukrainë.