Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar.
Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira , më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.
Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.