Viktimat e shpërthimit në Mal të Zi, janë anëtarë të grupit kriminal

Prishtinë | 20 Qer 2024 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes jo shumë larg Qendrës Sportive.
Dy viktimat janë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Shkaljar.

Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.

Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre.

Të ngjashme