Vinicius Junior dhe Lucas Paqueta, janë dy fytyrat e reja në skuadrën e Brazilit.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Real Madridin, sidomos në vitin 2019, Vinicius Junior ka marrë ftesë për herë të parë nga trajneri i Brazil8it, Tite, për ndeshjet e marsit kundër Panamasë dhe Çekisë.
Tite e ka ftuar edhe talentin tjetër brazilian, Lucas Paquetan e MIlanit që vetëm në dhjetor erdhi në Evropë nga Brazili.
Jashtë ka mbetur Marcelo i Real Madridit, ashtu si mesfushori i Manchester Unitedit, Fred.