Real Madrid ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, pas fitores 6:1 ndaj Melilla në ‘Santiago Bernabeu’.
Los Blancos, edhe pse startuan këtë ndeshje me një formacion të dominuar nga lojtarët e rinj, nuk e patën aspak problem të mposhtin me rezultat të thellë skuadrën nga liga e tretë.
Në këtë ndeshje, për Real Madrid startoi edhe talenti brazilian, Vinicius Junior.
Vinicius u paraqit për 79’ minuta në këtë ndeshje, duke arritur të shënoi edhe një gol.
Por, ylli brazilian në një moment të ndeshjes provoi të ‘imitonte’ Neymarin me një lëvizje, por në fund e pësoi shumë keq.